
Dua Lipa ka ekspozuar linjat e saj trupore në bikini, teksa po shijon një udhëtim plot argëtim me shoqet në Portofino.
Këngëtarja 30-vjeçare po feston festën e beqarisë së një prej mikeshave të saj të afërta në hotelin luksoz Splendido, A Belmond Hotel, ku një natë kushton rreth 2 mijë funte, tranmseton Indeksonline.
Dua, e cila u martua me bashkëshortin e saj, Callum Turner, në maj, dukej më e lumtur se kurrë në fotot e publikuara në Instagram.
“Udhëtim me goca, sepse Ella po martohet!”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit.
Në njërën prej fotografive, Dua kishte veshur një fustan të bardhë saten, teksa pozonte për fotografi së bashku me nusen e ardhshme gjatë një mbrëmjeje./Indeksonline/







