
Një aeroplan i Forcave ajrore franceze bëri sot një ulje emergjente në autostradën 113 në Salon de Provans, pas së cilës u përfshi nga flakët, dhe dy personat në bord u plagosën lehtë.
Incidenti ndodhi rreth orës 9:45 të mëngjesit kur aeroplani, i cili përdoret për të trajnuar pilotë për Forcat ajrore dhe Forcat hapësinore, nga baza ushtarake 701 në Salon de Provens, u detyrua të bënte një ulje emergjente në rrugë, raporton Le Figaro.
Në bordin e aeroplanit ndodhej një instruktor dhe një pilot trajnimi, të cilët pësuan lëndime të lehta



