
Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në ishullin grek të Sifnos, ku një helikopter privat është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave që ndodheshin në bord.
Helikopteri ishte nisur nga Markopoulo dhe po përpiqej të ulej në Sifnos, kur u rrëzua në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta. Në bord ndodheshin gjashtë persona, mes tyre piloti dhe pesë pasagjerë. Të gjithë kanë humbur jetën, shkruan A2CNN.
Menjëherë pas rrëzimit shpërtheu një zjarr, ndërsa helikopteri përfundoi pranë banesave. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit, të cilat nisën operacionet për shuarjen e flakëve dhe nxjerrjen e viktimave nga rrënojat.



