LajmeMaqedoniTopLajm

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Ndërkohë, tema e shkëmbimit të territoreve dhe popullsisë gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, u rikthye në vëmendje pasi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ishte drejtues i UÇK-së në vitin 2001, deklaroi se në atë kohë kishte patur përpara një projekt për ndarjen e Maqedonisë, të miratuar nga udhëheqja e atëhershme shtetërore.

Megjithatë, siç tha ai, e kishte refuzuar, sepse në të kundërtën ai do të gjendej në një shtet tjetër, së bashku me një pjesë të shqiptarëve të Maqedonisë.
Në fakt, këtë deklaratë ai e bëri gjatë një tribune me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë, ku foli edhe ish-kryeministri, ish-ministri i Mbrojtjes dhe lideri i LSDM-së, Vllado Buçkovski.

Sipas tij, konflikti i armatosur nuk kishte filluar vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por, siç theksoi, në fillim kishte ekzistuar tendenca që duhej të pushtohej territor dhe të bëhej përpjekje për ndarjen e Maqedonisë, pas së cilës ishte përfshirë bashkësia ndërkombëtare.
“Përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare, shfaqja fillestare, disi e kujdesshme, e propozimit të parë të Frovikut se do të kishte çarmatim dhe më pas duhej të zhvillohej një proces serioz politik, u drejtua nga bashkësia ndërkombëtare në një mënyrë që e afroi edhe Ahmetin, nga terrorist, ekstremist dhe drejtues i UÇK-së, drejt shndërrimit në lider të një partie politike, duke marrë parasysh disponimin e shqiptarëve në atë moment… Konflikti i armatosur në fillim nuk u hap vetëm për të drejtat e shqiptarëve. Ndoshta ekzistonte tendenca që duhej të pushtohej territor – tha ish-kryeministri dhe lider I LSDM-së Vllado Buçkovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close