
Deri në orën 18:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve shtatë janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 13 janë shuar.
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se zjarret aktive ndodhen në Komunën e Studeniçanit, Zelenikovës, Veles, Jegunivcë, Saraj dhe Prilep
Nën kontroll janë zjarret në deponitë në në Kratovë, dhe në Dellçevë.
Kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik (IShP) u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin masa për mbrojtje nga vala e të nxehtit.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarresh.



