
Maqedonia po përgatitet që në shtator zyrtarisht t’i bashkohet Korridorit Vertikal të Gazit, ka shkruar ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska në profilin e saj në Fejsbuk, duke shtuar se bashkimi ndaj Korridorit Vertikal të Gazit është një mundësi e rëndësishme strategjike për Maqedoninë që të bëhet një lidhje e rëndësishme në rrjetin evropian të energjisë.
“Përmes interkonjektorët me Greqinë dhe Serbinë, do të sigurojmë qasje në burime dhe rrugë të reja të furnizimit me gaz natyror dhe gaz natyror të lëngshëm LNG, siguri më të madhe energjetike dhe ulje të varësisë nga një burim i vetëm”, theksoi Bozhinovska.
Interkonjektorët, theksoi, janë planifikuar edhe gpër transportin e 100 për qind të hidrogjenit, me çfar[ Maqedonia po përgatitet për infrastrukturën e ardhshme evropiane të hidrogjenit.
“Më shumë burime, siguri më e madhe dhe lidhje më e fortë rajonale”, porositi Bozhinovska në Fejsbuk.


