LajmeMaqedoni

Mot me diell dhe temperatura deri në 38°C, nesër pritet shi, bubullima dhe erë e fortë

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftuan se sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shkup, gjithashtu pritet mot me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve, vijon një periudhë me mot stabil dhe më të ngrohtë, përveç të martës, kur pritet zhvillim lokal i vranësirave jostabile, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close