
Në vitin 2013, emri i panjohur Charlie Morgan u bë i famshëm në të gjithë Anglinë. Dhe gjithçka ndodhi për shkak të një incidenti me Eden Hazard në një ndeshje mes Sëansea dhe Chelsea ku ai ishte mbledhës i topave. Tani ky djalosh është shumë pranë përfitimit të të ardhurave prej 580 milionë eurosh.
Në atë ndeshje, Morgan, refuzoi t’i kthejë topin Hazard pasi kishte kaluar vijën fundore në mënyrë që Swansea të fitonte kohë. Kjo shkaktoi irritimin e belgut që goditi djaloshin 17 vjeçar duke u ndëshkuar me karton të kuq. Një moment që rezultoi i rëndësishëm pasi Swansea eliminoi Chelsea nga Kupa e Ligës.
Kështu Morgan fitoi shumë famë dhe tani pas shumë duket se po ndjek gjurmët e babait të tij milioner. Në vitin 2015 themeloi markën Au Vodka bashkë me mikun e tij Quinn, një markë premium e pijeve alkoolikë që pati shumë sukses dhe tani vlerësohet me 200 milionë euro. Tani, sipas Sky Neës, ata janë duke mbyllur një marrëveshje prej 580 milionë eurosh për të shitur markën te Sazerac Company.



