
Të martën, në zonën e qytetit të Shkupit, do të kryhet spërkatje kundër larvave të mushkonjave tokësore. Qyteti i Shkupit informon se nëse kushtet e motit nuk janë të favorshme, dezinfektimi do të kryhet ditën e parë pasardhëse kur moti të jetë më i mirë. “Bletarëve u këshillohet të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët e tyre në kohën e duhur”, thonë nga Qyteti i Shkupit.



