LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN: BDI-ja vetë pranon se funksionon si një “Politbyro” famëkeqe

Komunikata e VLEN-it

Në BDI tashmë nuk mund ta fshehin nervozizmin. Madje edhe njerëz nga radhët e tyre publikisht pranojnë se partia funksionon si një “POLITBYRO”. Një rreth i ngushtë thur skenarë, ndan role dhe dëshpërimisht përpiqet të krijojë përshtypjen se gjithçka është nën kontroll. Por puna ka kohë që u ka dalë nga duart.

Njëherë nuk duan as t’ia përmendin emrin, pastaj thonë se kundër Artan Grubit nuk ka prova. Ali Ahmeti, nga ana tjetër, gjoja i ka thënë të përgjigjet nëse e ka keqpërdorur besimin e tij, ndërsa menjëherë më pas thotë se „gjëja e parë“ është që Grubi të lirohet nga arresti shtëpiak.

Atëherë, cila histori vlen tani?

Ahmetit dukshëm nuk po i del llogaria. Nëse qëndron pas Grubit, merr përsipër barrën politike për gjithçka që mund të dalë në sallën e gjyqit. Nëse e braktis, rrezikon të hapet „kutia e zezë“ dhe të flasë për gjithçka që ka ndodhur ndër vite në krye të BDI-së.

Prandaj nervozizmi rritet. Disa kanë frikë se Grubi do të flasë. Të tjerë llogarisin se kë mund ta tërheqë me vete. Të tretë tashmë shohin se kush do të flijohet për të shpëtuar kreun e partisë. Dhe ndërsa Ahmeti ngatërrohet në historitë e veta, Bujar Osmani vazhdon të presë momentin e duhur.

A po e mat Bujari momentin kur do të nisë drejt kolltukut të liderit, apo fillimisht dëshiron të shohë se çfarë mund të dalë nga „kutia e zezë“?

Për rastin e Grubit do të vendosin institucionet, në të cilat BDI deri dje betohej. Por BDI-ja hipokrite i pranon ato vetëm kur vendosin në favor të saj. Le të ndalojnë së shtiruri dhe të tregojnë se cila nga historitë e tyre vlen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close