LajmeMaqedoni

Thaçi përkujton Arben Xhaferin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z. Menduh Thaçi, sot bëri homazhe te varri i ish-kryetarit dhe liderit të PDSH-së, Arben Xhaferi, me rastin e përvjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Me këtë rast, Thaçi vendosi kurorë me lule dhe nderoi figurën e Arben Xhaferit, një prej personaliteteve më të rëndësishme të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Arben Xhaferi u nda nga jeta më 15 gusht 2012, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në jetën politike shqiptare dhe në proceset që kanë shënuar historinë bashkëkohore të vendit.

Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kujtimi për Arben Xhaferin mbetet i gjallë dhe i respektuar ndër shqiptarët.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Arben Xhaferin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close