Në periudhën nga 3 deri më 9 gusht 2026, policia rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi aksione kontrolluese të përforcuara në territorin e vendit, me qëllim të zbulimit dhe të sanksionimit të shkeljeve që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Kontrollet u zhvilluan në kuadër të ROADPOL Operation Speed, një aktivitet operativ mbarë evropian, në të cilin marrin pjesë shërbimet e policisë rrugore të vendeve anëtare të ROADPOL-it.
Gjatë aksionit, nëpunësit policorë monitoruan dhe matën në mënyrë të vazhdueshme shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve, me fokus të veçantë në rrugët dhe lokacionet ku, bazuar në analizat e sigurisë rrugore, ekziston rrezik më i lartë për aksidente rrugore të shkaktuara nga shpejtësia e papërshtatshme dhe e paadaptuar me kushtet e rrugës.
Gjatë kontrolleve u konstatuan 1.576 shkelje që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Me pjesëmarrjen në ROADPOL Operation Speed, policia rrugore vazhdon aktivitetet për përmirësimin e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor në kuadër të ROADPOL.
Këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme për uljen e numrit dhe pasojave të aksidenteve rrugore, rritjen e disiplinës rrugore dhe krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.



