LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti pret në takim lamtumirës Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Strugë, Agim Krasniqin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë, në një takim lamtumirës, Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strugë, Shkëlqesinë e Tij, z. Agim Krasniqi.

Gjatë takimit, Ahmeti e ka përgëzuar Konsullin Krasniqi për punën e shkëlqyer, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë mandatit të tij, si dhe për kontributin në përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës.

Ahmeti ka vlerësuar veçanërisht angazhimin e vazhdueshëm të Krasniqit në forcimin e lidhjeve, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Republikës së Kosovës.

“Marrëdhëniet e ngushta ndërmjet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Republikës së Kosovës mbeten të një rëndësie të veçantë për ne”, ka theksuar Ahmeti.

Në përfundim të takimit, kryetari i BDI-së i ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe miqësinë, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close