LajmeRajon

Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Polonisë

Shqipëria ka mirëpritur nënshkrimin nga presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes dy vendeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë e ka vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm, që u garanton qytetarëve shqiptarë njohjen e periudhave të punës dhe transferimin e kontributeve të tyre shoqërore edhe në Poloni.

Kjo marrëveshje i bashkohet marrëveshjeve të ngjashme që Shqipëria ka lidhur me vende si Italia, Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Zvicra, Hungaria dhe Kanadaja.

Sipas MEPJ-së, marrëveshja garanton më shumë të drejta dhe mundësi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close