LajmeRajon

Policia “zbarkon” në veri, kontrolle për armëmbajtje të paligjshme

Policia e Kosovës po vazhdon kontrollet në fshatrat e komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit.

Gjatë ditës së sotme, një aksion kontrolli është duke u zhvilluar në fshatin Stërmac.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës drejtori Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani i cili bëri të ditur se kontrolli po kryhet në kuadër të veprimeve policore lidhur me dyshimet për armëmbajtje të paligjshme.

Deri më tani nuk ka persona të shoqëruar apo të arrestuar gjatë kontrollit në Stërmac.

Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me aksionin, ndërsa pritet që pas përfundimit të kontrollit të ketë më shumë informacione nga autoritetet.

Policia ka kryer kontrolle edhe në disa lokacione të tjera, përfshirë Kalludrën dhe Jabukën, ku janë zbuluar edhe varreza masive.

Në këto lokacione, autoritetet kanë kontrolluar më herët objekte të ndryshme në kuadër të hetimeve dhe veprimeve policore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close