LajmeMaqedoniTopLajm

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor publikon këtë REAGIM në lidhje me projektin Stacioni i pastrimit të ujërave të zeza dhe sistemi kolektor në Tetovë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor publikon këtë REAGIM në lidhje me projektin Stacioni i pastrimit të ujërave të zeza dhe sistemi kolektor në Tetovë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon opinionin se Stacioni i pastrimit të ujërave të zeza në Tetovë, së bashku me sistemin kolektor, përbën një nga projektet kapitale më të rëndësishme jo vetëm për Tetovën, por edhe për të gjithë rajonin e Pollogut.

Pikërisht në një kohë kur në rajon dhe në mbarë vendin po dëshmojmë rëndësinë e ekzistimit të stacioneve të pastrimit që trajtojnë ujërat e zeza, Ministria thekson se premtimi prej dekadash për ndërtimin e një stacioni të pastrimit, është i një rëndësie të jashtëzakonshme dhe përbën prioritet për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe për Komunën e Tetovës.

Prandaj, ky investim i rëndësishëm kapital po realizohet në partneritet me Bashkimin Evropian dhe po shfrytëzohen fondet IPA për mbështetje para anëtarësimit, që njëkohësisht nënkupton se e gjithë procedura e thirrjes publike zhvillohet përmes Ministrisë së Financave, Sektorit për Financim Qendror dhe Lidhjen e Kontratave (CFCD), dhe i nënshtrohet miratimit ex ante nga Delegacioni i BE-së.

Thirrja publike është ndërkombëtare dhe është publikuar në portalin F&T, si dhe në ueb-faqen e CFCD-së. As Komuna e Tetovës dhe as Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nuk i publikojnë rezultatet e procedurës së tenderimit.

Më 16 prill 2026 është përzgjedhur operatori, pas së cilës përzgjedhje ka një periudhë të procedurave ankimore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close