LajmeMaqedoni

Kasami me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Lirim Hajredinit

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të Lirim Hajredinit, duke e cilësuar atë si një figurë të çmuar të skenës mediatike.

Në mesazhin e tij, Kasami theksoi se Lirim Hajredini do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e gjatë që dha në media.

“Me një kontribut të gjatë dhe të çmuar në skenën mediatike, Lirimi do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe veprat e tij”, ka shkruar Kasami.

Ai vlerësoi se ndarja e papritur e Hajredinit ka prekur thellë zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan, ndërsa u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kasami e përmbylli mesazhin me lutjen që Zoti ta mëshirojë të ndjerin dhe familjes së tij t’i japë durim e forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close