LajmeMaqedoni

52 zjarre në 24 orë, pesë aktive, Angellovski: Terreni i vështirë, vështirëson shuarjen

Gjithsej 52 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat pesë janë aktive, janë regjistruar në vend gjatë 24 orëve të fundit, njoftojnë nga QMK. Ndërsa, sfidë e madhe vazhdon të mbetet zjarri te Studeniçani, në vendin e quajtur Ramni Gaber.

Në shuarjen e tij, siç njoftoi drejtori I DMSH-së Stojançe Angellov marrin pjesë sërish “er traktorët” dhe ekipet speciale të DMSH-së.

“Ky është zjarri prapa meje, në zonën e fshatit Ramni Gaber. Meqenëse zjarri po zhvillohet në një terren jashtëzakonisht të paqasshëm, terren të thyer, plot me shkurre të dëshura dhe diku-diku edhe me pemë të dëshura, fikja e tij është e vështirësuar. Lufta me këtë zjarr po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, tasi tymi nga ky zjarr është i dukshëm edhe nga Shkupi. Në këtë moment zjarri nuk paraqet rrezik për fshatrat afër. Nga ana e zjarrfikësve të Shkupit, edhe gjatë natës vazhdimisht ka patur të lëna ekipe që kujdesen që zjarri të mos i afrohet ndonjë prej fshatrave afër” – tha Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.

Përveç këtij zjarri, një zjarr kompleks është edhe ai në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, në zonën e fshatit Dragovdoll. Ky zjarr është aktiv tashmë ditën e tretë, po djeg një terren shkëmbor, kryesisht bar, shkurre të ulëta, ferra, por në disa vende ka hyrë edhe në pyll.

Zjarri tjetër është ai në territorin e Komunës së Bosillovës, në zonën e fshatit Staro Baldovci. Ndërsa zjarre aktive ka edhe në zonën e fshatit Makovo në Komunën e Novacit, në zonën e fshatit Muzhdivnjak në Komunën e Kriva Pallankës, si dhe një zjarr në territorin e Komunës së Mogillës, në zonën e fshatit Llozani.

Autoritetet iu bëjnë apel qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sepse mjafton vetëm një shkëndijë që të ndodhë një katastrofë e vërtetë, pasi siç thonë numri prej 52 zjarresh po i shteron burimet e tyre dhe se lufta e përditshme me dhjetëra zjarre është me të vërtetë e vështirë për t’u fituar.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close