LajmeMaqedoni

Hoxha: 13 Gushti është data që shënoi një kthesë kyçe në historinë tonë bashkëkohore

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Muhamed Hoxha në shënimin e 25 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit shkruan se 13 Gushti ishte momenti kur konfliktin e zëvendësuam me dialog institucional, ndërsa mosbesimin e shndërruam në një vizion të përbashkët, shkruan Top24

Hoxha më tej shkruan seNdërtimi i një shoqërie në të cilën çdo bashkësi e ruan dhe e kultivon identitetin e vet, ndërsa njëkohësisht kontribuon në mënyrë aktive në shtet, është përgjegjësia jonë më e lartë morale dhe politike. Drejtimi ynë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të ndërtojmë një sistem që në mënyrë thelbësore i mbron të gjitha komunitetet përmes mekanizmave ligjorë, përfaqësimit të fuqizuar dhe institucioneve të hapura.Me ruajtjen dhe zbatimin e përkushtuar të Marrëveshjes Kornizë, sigurojmë një shtet më stabil, më të sigurt dhe më prosperues, të ndërtuar mbi drejtësinë, bashkëjetesën dhe barazinë për çdo qytetar.

Postimi i plotë:
13 Gushti është data që shënoi një kthesë kyçe në historinë tonë bashkëkohore.
Ishte momenti kur konfliktin e zëvendësuam me dialog institucional, ndërsa mosbesimin e shndërruam në një vizion të përbashkët.
Si një dokument padyshim historik, Marrëveshja Kornizë vendosi themele të qëndrueshme, mbi të cilat çdo ditë ndërtojmë të ardhmen e shtetit tonë.
Demokracia merr jetë përmes mundësive të barabarta për të gjithë, të cilat përbëjnë themelin e Marrëveshjes Kornizë.
Ndërtimi i një shoqërie në të cilën çdo bashkësi e ruan dhe e kultivon identitetin e vet, ndërsa njëkohësisht kontribuon në mënyrë aktive në shtet, është përgjegjësia jonë më e lartë morale dhe politike.
Drejtimi ynë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të ndërtojmë një sistem që në mënyrë thelbësore i mbron të gjitha komunitetet përmes mekanizmave ligjorë, përfaqësimit të fuqizuar dhe institucioneve të hapura.
Me ruajtjen dhe zbatimin e përkushtuar të Marrëveshjes Kornizë, sigurojmë një shtet më stabil, më të sigurt dhe më prosperues, të ndërtuar mbi drejtësinë, bashkëjetesën dhe barazinë për çdo qytetar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close