LajmeRajon

Enver Hoxhaj para Qeverisë: Kurti e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit

Deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës që në orët e para të mëngjesit, duke pritur kryeministrin Albin Kurti.

Në një konferencë për media para Qeverisë, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Qeveria nuk është legjitime, ndërsa Kurtin e ka quajtur “deputet uzurpator” që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit.

“Kjo çfarë po ndodh në Kuvend në këta 18 muajt e fundit dhe në javën e fundit është se ne nuk e kemi një qeveri legjitime. Kjo qeveri nuk është legjitime, ky njeri nuk është kryeministër, është një deputet zaptues, është një deputet uzurpator, i cili e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit dhe merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin. Rendi kushtetues rikthehet kur seancat e Kuvendit mbahen sipas ciklit që duhet të mbahen.”

Hoxhaj ka thënë se që nga 7 korriku Kurti nuk është kryeministër, por deputet i certifikuar.

“Prej 7 korrikut deri më tash, kur ne po qëndrojmë këtu, Kurti nuk është kryeministër, por deputet i certifikuar.”, ka thënë Hoxhaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close