
Edhe gjatë ditës së sotme vazhdojnë temperaturat e larta në vend deri në 40 gradë Celsius. DPHM paralajmëron se nga e ejtja priten të ulen temperaturat deri në 38 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës së premte pritet ndryshim i motit me shi dhe bubullima.
“Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot I nxehtë me diell deri në 40 gradë Celsius sidomos në rajonin e Vardarit.Gjatë ditës së nesërme temperaturat do të jenë deri në 38 gradë Celsius dhe do të fryjë erë nga veriu,ndërsa gjatë ditës së enjte dhe të premte posacërisht gjatë orëve të pasdites moti do të ndryshojë ,do të jetë me shi ,bubullima dhe erë të fortë , dhe temperaturat do të ulen 5 deri në 6 gradë Celsius”, paralajmrojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorlogjike.
Qytetarët e anketuar nga ekipi ynë ,thonë se edhe pse janë temperaturat e larta ata dalin per ti kryer obligimet e tyre.
“Po mjaftë vështirë e kemi ,prej në mëngjes kam ardh gruan e kam sjellë për ilaçe, mjek nuk ka ,tash duhet të kthehemi në shtëpi…po i marrim”, deklaroi qytetari.
“Ja unë dal me ombrellë ,temperaturat janë shumë të larta, mundohemi të kemi kujdes po patjetër e kemi të dalim për në mjek.Terapinë e marr në kohë”, u shpreh qytetari.
ISHP: Kujdes kategoria e ndjeshme e qytetarëve
Nga ISHP rekomandojnë qytetarët që të shmangin aktivitetet fizike gjatë ditës nga ora 11 deri në orën 17.00.
Të sëmurët kronikë dhe ato me sëmundje kardiovaksulare të marrin terapinë në kohë.Të konsumohen lëngje dhe më shumë ujë , të shmangin alkoolin dhe pijet energjike, të konsumohet ushqim I lehtë pa yndyrna,të vsihemi me rroba më te lehta dhe më size mbrojtëse.



