
Policia po heton edhe një grabitje me armë në rrugën Rashçe-Saraj, ku dy persona i morën një qytetari telefona, para dhe sende personale.
Në Draçevë të Shkupit u arrestuan gjashtë persona pas një përleshjeje masive ku u përdorën edhe sende të forta dhe mbeti i plagosur një i mitur.
Gjithashtu, janë regjistruar disa raste të tjera të sulmeve fizike në Shkup, Kumanovë, Radovish dhe qytete të tjera.
Autoritetet bëjnë të ditur se për të gjitha rastet po zhvillohen hetime dhe pas dokumentimit të plotë do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale.



