LajmeRajon

Kosova renditet e 88-ta në indeksin e sigurisë kibernetike me 50 pikë

Kosova është renditur në vendin e 88-të në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me një rezultat prej 50.00 pikësh, sipas të dhënave të paraqitura në publikimin e indeksit, ndërsa, Shqipëria është renditur e para në listë me 98.33 pikë.

Të dhënat tregojnë se Kosova ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.

NCSI vlerëson kapacitetet e shteteve për parandalimin e kërcënimeve kibernetike dhe për menaxhimin e incidenteve në këtë fushë.

Në tabelën e publikuar, Kosova figuron me 50 për qind përmbushje të kritereve të NCSI-së.

Në kategoritë e paraqitura në grafik vërehen rezultate të ndryshme në fusha si politika e sigurisë kibernetike, edukimi, kërkimi dhe zhvillimi, infrastruktura kritike, ndërgjegjësimi, siguria personale, reagimi ndaj incidenteve kibernetike, menaxhimi i krizave, policia dhe kapacitetet ushtarake.

Related Articles

Back to top button
Close
Close