
Fjala është fjalë – pothuajse prej sot fillojmë me asfaltimin e bulevardit “Boris Trajkovski”. Pas tri dekadave premtime boshe, për vetëm pak më shumë se tre muaj i zgjidhëm problemet që e frenonin ndërtimin e bulevardit “Botis Trajkovski” dhe çdo ditë krijonin golgotë të vërtetë për mbi 100.000 qytetarë, informoi kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski në faqen e tij në Fejsbuk.
“Sot traseja është tërësisht e lirë, është ndërtuar kanalizim i ri atmosferik, ka përfunduar tamponimi nga njëra anë, ndërkaq së shpejti fillojmë me vendosjen e shtresës së parë të asfaltit. Premtojmë dhe realizojmë. Banorët nga kjo pjesë e Shkupit do të bëhen me bulevard të ri, modern dhe të sigurt siç e meritojnë gjatë kohë”, shtohet në kumtimin në Fejsbuk.



