LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti: Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtarit Ismail Toçit

Kreu i Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismail Toçit, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe i plagosur gjatë luftës së vitit 2001.

Përmes një postimi, Ahmeti e ka përshkruar Toçin si pjesë të brezit që iu përgjigj thirrjes për liri, barazi dhe dinjitet kombëtar.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ismail Toçit, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe i plagosur i luftës së vitit 2001”, shkroi Ahmeti.

Ai theksoi se Toçi ishte pjesë e brezit që dha kontribut në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ahmeti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Toçit, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, përfundon mesazhin e tij Ali Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close