LajmeMaqedoniTopLajm

LSH Srrugë – Reçi: Fjalë shumë për “One Stop Shop”, në realitet kolona të gjata në Qafë Thanë (VIDEO)

Torturë e panevojshme dhe e pamëshirshme për të gjithë qytetarët që kalojnë vendkalimin kufitar – Qafë Thanë. Një çmenduri e vërtetë që s’po merr fund!
Qindra deklarata, nënshkrime marrëveshjesh, PR pa fund, premtime për zgjidhjen e problemit dhe foto për “One Stop Shop” në prag të fillimit të sezonit, me qëllim largimin e presionit publik dhe krijimin e argumenteve se gjoja problemi po zgjidhet.
Por në terren, asnjë hap konkret!
Qytetarët vazhdojnë të presin me orë të tëra në radhë, të përballen me kaos dhe të humbin kohën e tyre, ndërsa institucionet vazhdojnë me propagandën e tyre.
Nuk ka nevojë për PR, foto dhe deklarata. Ka nevojë për zgjidhje konkrete, që përmirësojne dhe lehtësojne lëvizjen e qytetarëve!
Turp dhe skandal!
– Armend Reçi, Këshilltar i Lidhjes Shqiptare në Strugë

Related Articles

Back to top button
Close
Close