LajmeSport

Përtej letrës së hapur, UEFA, CONCACAF dhe AFC po mendojnë të organizojnë turne alternative

Këtë të hënë 3 konfederata futbolli, ajo evropiane UEFA, ajo amerikanoqendrore CONCACAF dhe ajo aziatike AFC, publikuan një letër të hapur të përbashkët duke kritikuar ashpër FIFA e sidomos presidentin e saj Gianni Infantino.

Ky fundit që është përfshirë në vorbullën e polemikave për planin e tij FIFA Football Enterprise, polemika që po vazhdojnë edhe pse ky plan dështoi.

Por duket se këto konfederata nuk e lënë me kaq. Sipas rrjetit televiziv britanik BBC dhe të përditshmes ‘The Guardian’, UEFA, CONCACAF dhe AFC  kanë nisur bisedimet paraprake mes tyre për mundësinë e organizimit të kompeticioneve alternative pas kërcënimeve të bëra për bojkot të eventeve të ardhshme nga FIFA.

Terreni i parë i përplasjes mes organizmave të futbollit mund të jetë Botërori i futbollit të vajzave U20 që është në program për t’u zhvilluar në muajin e ardhshëm, një kompeticion që organizohet pikërisht në Poloni dhe ku marrin pjesë 5 ekipe nga Kontinenti i Vjetër duke përfshirë këtu edhe Anglinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close