
Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut ulen ndjeshëm. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se çmimi i benzinës ulet për 4 denarë, ndërsa dizeli bëhet më i lirë për 8 denarë.
Në përputhje me metodologjinë që përdor KRRE-ja për përcaktimin e çmimeve të karburanteve, nga mesnata e sonte çmimet me pakicë ulen mesatarisht me 5,81%.
Çmimet e EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 ulen për nga 4 denarë. Një litër benzinë 95-oktanëshe do të kushtojë 87 denarë, ndërsa një litër benzinë 98-oktanëshe do të kushtojë 89 denarë.
Ndërkohë, çmimi i EURODIESEL-it ulet ndjeshëm për 8 denarë, duke bërë që një litër naftë të kushtojë 91,50 denarë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.



