LajmeMaqedoniTopLajm

Rikthehen të gjitha figurat kombëtare dhe UÇK-ja në Çair

Çairi rikthen në muret e tij figurat e historisë kombëtare shqiptare dhe simbolet e UÇK-së, të cilat më herët ishin dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar, shkruan Top24

Muralet dhe mbishkrimet janë restauruar dhe tashmë paraqiten sërish në formën e tyre të mëparshme, duke rikthyer simbolikën që kishin para akteve të vandalizmit.

Dëmtimi i tyre kishte shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe në rrjetet sociale, ndërsa restaurimi është pritur pozitivisht nga qytetarë dhe aktivistë në Çair.

Për shumë prej tyre, rikthimi i figurave kombëtare dhe simboleve të UÇK-së nuk është vetëm restaurim fizik i muraleve, por edhe një mënyrë për të ruajtur kujtesën historike dhe identitetin shqiptar.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse autoritetet kanë arritur të identifikojnë personat përgjegjës për dëmtimin e mëparshëm.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close