
Boksieri i Shkëndija BOX
Boksieri i Shkëndija Box, Semi Elmazi do të jetë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe do të përfaqësoj shtetin në kategorinë U-19 në peshën 60 kilogram në kuadër të Kampionatin Evropian të Boksiti cili do të zhvillohet në Loznicë të Serbisë, nga 11 deri më 22 gusht, shkruan Top24
Ndryshe, Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë me tre boksierë në Kampionatin Evropian të Boksit për grupmoshën U-19, i cili do të zhvillohet në Loznicë të Serbisë, nga 11 deri më 22 gusht.
Federata e Boksit e Maqedonisë së Veriut ka përzgjedhur tre garues që do ta përfaqësojnë vendin në këtë kompeticion të rëndësishëm evropian:
🥊 -60 kg – Semi Elmazi
🥊 -70 kg – Nikola Tasevski
🥊 -90 kg – Abdulkadir Daci
Ekipi përfaqësues do të drejtohet nga trajneri Petre Çurlinovski, i cili do të kujdeset për përgatitjen dhe paraqitjen e boksierëve maqedonas në ringun evropian.
Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian U-19 në Loznicë paraqet një mundësi të rëndësishme për të rinjtë e boksit që të matin forcën me talentet më të mirë të kontinentit dhe të synojnë rezultate sa më të mira në arenën ndërkombëtare.






