
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi se Teherani është “shumë pranë një marrëveshjeje” me Omanin për Ngushticën e Hormuzit, ndërsa akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkeljen e një memorandumi mirëkuptimi të arritur më herët në Pakistan.
Në një konferencë për media së bashku me presidentin Masoud Pezeshkian, Araghchi tha se Irani kishte zbatuar pikën 5 të memorandumit dhe se qarkullimi duhej të rikthehej në normalitet brenda një muaji. Sipas tij, brenda dy javësh ishte arritur “60 për qind e kushteve normale”.
Megjithatë, Araghchi akuzoi SHBA-në se po përpiqet të krijojë rrugë të reja përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht paralajmërimeve të Teheranit.
Araghchi tha se negociatat me Omanin janë përqendruar në krijimin e një rruge të përkohshme detare, përpara se të arrihet një marrëveshje për një rrugë të përhershme.
“Para se të arrihet një rrugë e re, një rrugë e përkohshme do të merret në konsideratë si bazë për rrugën kryesore”, tha ai, duke shtuar se negociatat janë zhvilluar edhe ndërmjet forcave ushtarake dhe detare të dy vendeve.



