
Gjendja me ujin është përmirësuar ndjeshëm dhe analizat e fundit tregojnë përmirësim, por nevojitet kohë që ai të shpallet i sigurt për t’u pirë, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.
Ai theksoi se vendimin do ta marrë Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), pasi të konfirmohet se uji i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme.
“Gjendja me ujin është përmirësuar ndjeshëm, analizat e fundit janë më të mira, por nevojitet kohë që ai të shpallet i pastër për pije. AUV-ja do ta bëjë këtë kur uji të jetë i sigurt për pije si nga aspekti kimik, ashtu edhe nga ai bakteriologjik”, deklaroi Angellov.



