LajmeSport

E zbulon FBI: Messi ishte shënjestër e kërc*nimeve terr*riste gjatë Botërorit

Një raport i autoriteteve amerikane ka zbuluar disa nga incidentet më serioze të sigurisë gjatë Kupës së Botës, ku mes objektivave të kërcënimeve ishte edhe Lionel Messi.

Sipas raportit, FBI-ja, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare të sigurisë, ndërhyri në disa raste për të parandaluar sulme të mundshme ndaj futbollistëve, arbitrave dhe stadiumeve.

Gjatë së njëjtës ndeshje, një telefonatë anonime sinjalizoi gjithashtu praninë e bombave në tribunat e stadiumit. Pas kontrolleve të autoriteteve, alarmi rezultoi i rremë.

Edhe Ronaldo nën masa të forta sigurie
Në raport përmendet edhe Cristiano Ronaldo, i cili u përball me incidente të tjera sigurie.

FIFA kishte informuar FBI-në për një person që po përpiqej të siguronte të dhëna konfidenciale mbi vendndodhjen dhe hotelin e kombëtares portugeze. I dyshuari u arrestua më vonë në Hjuston, brenda hotelit ku qëndronte Portugalia.

Një tjetër person u ndalua në Toronto pasi tentoi të hynte në ashensorin privat të ekipit portugez. Ai deklaroi se synonte vetëm të realizonte një fotografi me Ronaldon.

Kërcënime edhe ndaj arbitrave
Edhe arbitrat u përballën me një numër të madh kërcënimesh.

Arbitri francez François Letexier, pas drejtimit të ndeshjes Argjentinë-Egjipt, mori mijëra mesazhe fyese dhe kërcënuese në WhatsApp, përfshirë edhe kërcënime me vdekje.

Në një situatë të ngjashme u përfshi edhe arbitri i VAR-it, Willy Delajod. Për shkak të nivelit të kërcënimeve, autoritetet franceze morën masa shtesë sigurie për dy gjyqtarët dhe familjarët e tyre.

Raporti tregon shkallën e lartë të masave të sigurisë gjatë turneut dhe numrin e kërcënimeve që u hetuan nga autoritetet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close