
Drejtori ekzekutiv i Organizatës CLARD, Anton Ndrecaj, ka ngritur alarmin për situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar si shqetësuese dhe me pasoja të mundshme juridike.
Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Ndrecaj tha se përgjegjësia kryesore për zgjidhjen e ngërçit i takon partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje.
Beteja vërtetësia më e madhe i bie ë partisë fituese të cilës me kushtetutë i takon e drejtat për të propozuar kandidatin për kryetarët e kuvendit. Andaj këtë të drejtë nuk e ka kontestuar dhe nuk mund ta kontestojë as ta mohoj askush sepse kjo është e sqaruar njëherë e përgjithmonë, andaj po të njëjtën nuk guxojmë që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të duhej që ta kontestojë dhe të abuzoj me këtë të drejtë të garantuar kushtetuese si parti fituese që të fillojë procedurën të vazhdojë seancën për konstituimin e kuvendit.”, tha Ndrecaj.
Ai paralajmëroi se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues mund të sjellë pasoja juridike për deputetët.
Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese thotë që deputetët do të bartin edhe pasoja juridike nëse nuk arrijnë brenda afatit kushtetues ta konstituojnë Kuvendin”, u shpreh ai.
Ndrecaj kritikoi edhe mundësinë e bllokimit të punës së Kuvendit, duke e cilësuar atë si shqetësuese.
Sipas Ndrecajt, afatet janë të qarta dhe nuk mund të anashkalohen.
Në fund, Ndrecaj kërkoi respektimin e votës së qytetarëve.



