LajmeMaqedoni

Ruzhdi Matoshi kërkon padi penale për drejtuesit e institucioneve: Po shkelet Ligji për përdorimin e gjuhëve

Ruzhdi Matoshi ka reaguar ashpër lidhur me, sipas tij, shkeljen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke kërkuar përgjegjësi penale për drejtuesit e disa institucioneve shtetërore.

Sipas Matoshit, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, drejtori i “Makedoniapat” dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve duhet të përballen me kallëzim penal për moszbatimin e ligjit.

“Drejtorit të Rrugëve të Maqedonisë së Veriut, drejtorit të ‘Makedonijapat’-it dhe drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve duhet t’u bëhet padi penale për shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe për moszbatimin e tij, ashtu siç e përcakton ligji”, ka shkruar Matoshi.

Ai ngriti edhe pyetjen: “Pse kjo urrejtje nga bashkëqytetarët tanë maqedonas ndaj gjuhës më të vjetër në këto troje?”

Deklarata e Matoshit vjen në kohën kur në opinion vazhdojnë reagimet për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe tabelat shtetërore. Tetovasot do të ndjekë reagimet eventuale të institucioneve lidhur me këto pretendime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close