
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, me të cilin diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe për çështje me interes të përbashkët.
Gjatë takimit u theksua gatishmëria për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në fushat e arsimit, edukimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësisë turke në vend.
Ministri Ferati theksoi rëndësinë e trajtimit të barabartë të të gjitha bashkësive etnike dhe sigurimit të mundësive të barabarta në të gjitha sferat e jetës shoqërore, përfshirë edhe zhvillimin e infrastrukturës.
Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit edhe me organizatat joqeveritare dhe institucionet turke që veprojnë në vend, përfshirë Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe organizata të tjera si MATÜSİTEB, në drejtim të realizimit të projekteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ministri Ferati dhe ambasadori Ulusoy shprehën gatishmërinë për vazhdimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.



