LajmeMaqedoni

Beqiri: Po përmirësojmë kushtet në SH.F. “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Haraçinë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se kanë nisur punimet për përmirësimin e kushteve në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, me qëllim krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për nxënësit.

Beqiri bëri të ditur se pas përfundimit të renovimit të SH.F. “Abdyl Frashëri”, tani punimet janë fokusuar në këtë shkollë, ku po ndërhyhet në disa segmente të rëndësishme të objektit.

“Në Shkollën Fillore ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’ po vazhdojnë punimet për përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë. Pas renovimit të SH.F. ‘Abdyl Frashëri’, kemi nisur edhe renovimin e kësaj shkolle”, deklaroi Beqiri.

Sipas tij, aktualisht po realizohen punime për rregullimin e klasave dhe përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të shkollës.

“Po lyhen dhe rregullohen klasat, po ndërrohet ndriçimi, ndërsa së shpejti do të vendosen edhe banka dhe karrige të reja”, theksoi kryetari i Haraçinës.

Ai shtoi se synimi i pushtetit lokal është që nxënësit ta fillojnë vitin e ri shkollor në kushte më të mira.

“Qëllimi ynë është i qartë, çdo nxënës ta nisë vitin e ri shkollor në ambiente më të mira, më të pastra dhe më funksionale. Investimi në arsim është investim në të ardhmen”, u shpreh Beqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close