LajmeSport

Man City i vendos çmimin Rodrit, Barcelona përballë kërkesës së lartë

Manchester City ka përcaktuar shumën që kërkon për të dhënë dritën jeshile për transferimin e Rodrit te Barcelona.

Sipas gazetarit të merkatos Nicolò Schira, klubi anglez kërkon një tarifë kompensimi prej 60 deri në 70 milionë euro për ta lejuar mesfushorin spanjoll të largohet drejt Barcelonës.

Rodri, ndërkohë, tashmë ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën dhe dëshira e tij është e qartë: të transferohet në Camp Nou.

Barcelona ka nisur negociatat me Manchester Cityn, por diferenca mes kërkesës së klubit anglez dhe ofertës së katalanasve mbetet një pengesë për momentin.

City synon të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e Rodrit, ndërsa Barcelona po punon për të gjetur një formulë që do t’i mundësonte realizimin e transferimit pa arritur në shifrën e kërkuar fillimisht nga anglezët.

Me Rodrin të bindur për kalimin te Barcelona, tashmë gjithçka varet nga negociatat mes dy klubeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close