LajmeSport

Udhëtoi 5 orë me tren, për t’u transferuar te Roma!

Santiago Castro është blerja e madhe e Romës në këtë afat kalimtar.

Futbollisti argjentinas ka zbuluar se si kishte blerë një biletë treni sapo ishin hapur bisedimet për transferimin e tij nga Bolonja te Roma.

“Isha shumë i emocionuar, por në të njëjtën kohë nuk doja të humbisja përqendrimin dhe fokusin tim te Bolonja.

Kështu që më duhej të prisja që negociatat të zhvilloheshin derisa të finalizohej marrëveshja. Pastaj Roma më telefonoi dhe unë bleva biletën e trenit.

Po, në fakt, gruaja ime, Augustina, e bëri.

Nuk donim të humbisnim kohë dhe kur na dhanë dritën jeshile për t’u larguar, në vend që të prisnim Romën, vendosëm ta bënim gjithçka vetë. Udhëtimi ishte agoni! Trenit i duheshin mbi pesë orë për të mbërritur për shkak të punimeve rrugore dhe mezi prisnim të zbrisnim. Por pritja ia vlejti. Mbërritëm në mesnatë dhe nuk prisja një turmë të tillë që na priste.

Është e mrekullueshme të dëgjosh sa shumë të duan dhe tani dua t’ua kthej gjithë dashurinë me gola. Augustina bëri gjënë e duhur duke blerë biletat”, tha futbollisti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close