LajmeSport

Zikaltrit të kushtëzuar nga shitjet

“Colchoneros”, falë shitjeve që pritet të bëjnë, janë gati për të bërë goditjen me mbrojtësin argjentinas.

Nuk vijnë lajme të mira nga Spanja për Interin sa i takon mbrojtësit Romero. Atletico Madrid, rivali i zikaltërve në merkato për argjentinasin, ka gati tre shitje që do t’i krijonin hapësirë mbrojtësit të Tottenham, objektivi numër 1 i trajnerit Simeone.

Klubi spanjoll është pranë shitjes së Thiago Almada te River Plate për 20 milionë euro, 10 milionë më pak nga shuma që Atletico ka në plan t’i ofrojë Tottenham-it për Romero. Në këtë situatë, sipas zërave nga Spanja, mbrojtësi ka vendosur La Liga-n në krye të dëshirave të tij.

Atletico pritet të shesë edhe Molina (te Roma) dhe Ruggeri (Aston Villa është më afër), kështu që mund ta “djegë” në kohë Interin. Klubi italian, për të arritur te Romero, më parë duhet të shesë Pavard ose Frattesi. Por koha nuk është në favor të Interit.

Kjo gjendje pezull u është komunikuar agjentëve të Romero. Drejtuesit e Interit e kanë informuar lojtarin se për momentin nuk mund të procedojnë, edhe pse me Tottenham ka një akord paraprak.

Një shitje e shpejtë e Pavard ose Frattesi do t’i ndryshonte kartat mbi tavolinë, në të kundërt një tjetër objektiv i merkatos së Interit do të binte poshtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close