LajmeMaqedoniTopLajm

Manasievski: “Fëmijët” e Filipçes nga Novo Selo janë dhunues dhe tregtarë droge të dënuar

–Personat që lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, dje në Novo Selo i quajti “fëmijë”, janë dhunues dhe tregtarë droge të dënuar, deklaroi sot zëdhënësi i VMRO‑DPMNE-së, Valentin Manasievski.

Ai akuzoi se Filipçe, me konferencën e djeshme për shtyp në Novo Selo, është përpjekur ta zhvendosë vëmendjen dhe t’i paraqesë si viktima personat me të cilët është fotografuar.

“‘Fëmijët’ e Filipçes, të cilët ai i paraqet si fëmijët e Maqedonisë në Novo Selo, janë persona të cilët janë dënuar me dënime me kusht për dhunë dhe për veprën penale posedim droge dhe substancash narkotike sipas nenit 215 të Kodit Penal”, tha Manasievski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close