LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Mickoski në “ekskursion” katërditor në Bruksel, pikërisht në verë

LSDM-ja, përmes një komunikate, ka kritikuar vizitën katërditore të kryeministrit Hristijan Mickoski në Bruksel, duke vlerësuar se mënyra se si ai e ka përshkruar vizitën si “ekskursion” është përpjekje për t’ia zvogëluar rëndësinë politike.

Nga partia pyesin pse kryeministri përdor pikërisht këtë formulim dhe pretendojnë se bëhet fjalë për një përpjekje për të shmangur shpjegimet lidhur me temat dhe bisedimet që po zhvillon në Bruksel.

LSDM-ja në reagimin e saj pretendon se Mickoski nuk di si t’ua shpjegojë mbështetësve të tij se, sipas tyre, po e pranon propozimin francez, ndërsa gjatë periudhës parazgjedhore kishte dhënë premtime të cilat nuk i ka përmbushur.

Në komunikatë përmendet edhe deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, i cili, sipas LSDM-së, ka konfirmuar publikisht se protokollet nuk janë pjesë e Kornizës Negociuese.

Nga LSDM-ja vlerësojnë se kjo është në kundërshtim me pretendimet e mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

Partia përsërit se qëndrimet e saj lidhur me procesin eurointegrues kanë qenë të drejta dhe kërkon nga Qeveria që në mënyrë transparente ta informojë opinionin për bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.

Sipas LSDM-së, Mickoski e quan vizitën “ekskursion” sepse, siç pretendojnë nga partia, nuk dëshiron ta shpjegojë rëndësinë e vërtetë të saj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close