LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri: Po fillon realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri përmes një postimi në profilin e saj në FB ka ndarë lajmin se kanë filluar punimet për realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8 – një projekt strategjik që do ta pozicionojë Maqedoninë e Veriut si një nyje të rëndësishme transporti në Ballkan, shkruan Top24

“Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u formalizuan marrëveshjet për grantin investues të Bashkimit Evropian përmes WBIF, si dhe marrëveshjet e financimit me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke hapur rrugën për realizimin e fazës së tretë të linjës hekurudhore Kriva Pallankë – hyrja e tunelit ndërkufitar me Bullgarinë.” shkruan Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Postimi i plotë:

Po fillon realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8 – një projekt strategjik që do ta pozicionojë Maqedoninë e Veriut si një nyje të rëndësishme transporti në Ballkan.
Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u formalizuan marrëveshjet për grantin investues të Bashkimit Evropian përmes WBIF, si dhe marrëveshjet e financimit me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke hapur rrugën për realizimin e fazës së tretë të linjës hekurudhore Kriva Pallankë – hyrja e tunelit ndërkufitar me Bullgarinë.
Ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për vendin, i cili do të forcojë lidhjen me rajonin dhe Evropën, do të mundësojë transport më të shpejtë dhe më efikas të udhëtarëve dhe mallrave, si dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik.
Me përkushtim vazhdojmë të ndërtojmë infrastrukturë moderne që e çon vendin përpara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close