
Kryeministri Edi Rama ka publikuar momente nga punimet që po zhvillohen në aksin Elbasan-Qafë Thanë.
Sipas tij punimet po ecin me ritme të larta, teksa pritet që ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë.
“Mirmëngjes dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



