
Sot mbushen dhjetë vjet nga përmbytjet katastrofike të 6 gushtit 2016, një prej fatkeqësive natyrore më të rënda në historinë e Maqedonisë.
Reshjet e dendura të shiut dhe stuhia e fuqishme goditën rajonin e Shkupit, duke shkaktuar vdekjen e 22 njerëzve, mbi 60 të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Zonat më të prekura ishin Hasanbegu, Stajkovci, Smillkovci, Haraçina, Straçinca, Cresheva, Vinica dhe Inxhikova, ndërsa përmbytje u regjistruan edhe në disa fshatra të rajonit të Tetovës, përfshirë Shipkovicën, Brodecin, Veshallën dhe Porojin.
Mbi 1.000 qytetarë u evakuuan, ndërsa mijëra shtëpi u përmbytën ose pësuan dëme të rënda. Sipas të dhënave zyrtare, atë ditë, brenda vetëm 24 orëve, në Shkup ranë rreth 93 litra shi për metër katror, ndërsa niveli i ujit në disa zona arriti deri në 1.5 metra. Edhe një dekadë më vonë, vërshimet e vitit 2016 mbeten një kujtesë e dhimbshme për pasojat e motit ekstrem dhe nevojën për investime në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.



