Bota po jeton në “borxh”, njerëzimi i tejkaloi të gjitha burimet natyrore që planeti mund të gjenerojë brenda vitit

Njerëzimi prej një jave po jeton tashmë “me borxh” ndaj planetit. Më 30 korrik u shënua Dita e Tejkalimit të Tokës për vitin 2026, momenti kur janë konsumuar të gjitha burimet natyrore që planeti mund të rigjenerojë brenda një viti.
Ekspertët paralajmërojnë se ky deficit ekologjik po thellohet prej më shumë se pesë dekadash. Kërkesa gjithnjë e më e lartë për burime natyrore, e kombinuar me kapacitetin e kufizuar të rigjenerimit, po ushtron presion të vazhdueshëm mbi ekosistemet dhe po përshpejton degradimin e tyre.
Me rritjen e popullsisë urbane, ekspertët theksojnë se investimet në transport të pastër, ndërtesa me efikasitet energjetik dhe përdorim më të qëndrueshëm të burimeve do të jenë vendimtare për të ngadalësuar ritmin e konsumit dhe për të ulur borxhin ekologjik ndaj planetit.



