
Jongkuch Mach po cilësohet si një nga talentet më premtues të basketbollit botëror.
Australiani është vetëm 18 vjeç, por spikat jo vetëm për aftësitë e tij, por edhe për gjatësinë e jashtëzakonshme prej 2.29 metrash.
Mach nisi të luante basketboll vetëm në moshën 14-vjeçare, pasi më parë pasioni i tij ishte futbolli.
“Jam detyruar të luaj basketboll pasi isha shumë i gjatë. Por tani e dua këtë sport. Më jep shumë kënaqësi”, është shprehur ai.
Analisti i draftit të NBA-së, Nick Kalinowski, e ka cilësuar australianin si një nga talentet më interesante në botë.
Pavarësisht shtatlartësisë, Mach vlerësohet për lëvizshmërinë dhe aftësinë për të dominuar në të dyja anët e parketit.
Idhulli i tij është ylli francez Victor Wembanyama, me të cilin shpreson të luajë një ditë në NBA.
“Të jem i sinqertë, jam edhe më i gjatë se ai. Por ai është gjigant. Së bashku do të ishim të pandalshëm”, ka deklaruar talenti australian.
Mach ka marrë tashmë tri oferta nga kolegje amerikane dhe objektivi i tij është të shpallet pjesë e draftit të NBA-së në vitin 2028.
Nëse rritet edhe tre centimetra të tjerë, ai mund të bëhet basketbollisti më i gjatë në historinë e NBA-së.



