
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehohna Lushaku-Sadriu është deklaruar lidhur me një takim të mundshëm mes kreut të partisë, Lumir Abdixhiku dhe kryetari të VV-së, Albin Kurti.
Nëse një takim i tillë pritet të mbahet edhe sot, Lushaku-Sadriu para mediave tha se “nuk dihet” dhe se nuk ka informacione, transmeton Klankosova.tv.
E njëjta tha se sot grupi parlamentar i LDK-së do të diskutojë për hapat e mëtutjeshëm që duhet marrë para seancës së nesërme konstituive.



