LajmeRajon

Ku i merr parat Lumir Abdixhiku: Përplasja mes Haxhiut dhe Tahirit çon në aludime se nga financohet kryetari i LDK’së

Mbrmë në emision Pressing n T7, pati një përplasje të ashpër mes Baton Haxhiut dhe Xhafer Tahirit të LDK’së, përcjell Periskopi.

Në një moment, Haxhiu iu drejtua Tahirit lidhur me kryetarin e partis së ktijë të fundit, Lumir Abdixhiku, ku thotë ndër të tjera:

“Mos hyn andej se t’i them të gjitha. Qysh i ka marrë paret kryetari yt. Mos e ço ma nej, t’i them me emra.”

Me këtë deklaratë, Haxhiu aludoi se, sipas tij, ekzistojnë informacione për mënyrën se si Abdixhiku ka siguruar para, duke paralajmëruar se mund të përmendte edhe emra. Ai nuk dha detaje apo prova shtesë gjatë këtij momenti të debatit, por cilat jan aludimet q t çojn tek “financimi i Lumir Abdixhikut”.

Pasuria e Lumir Abdixhikut

Në regjistrin e vitit 2024, Abdixhiku deklaronte një banes të blerë në vlerë prej 260 mijë eurosh në Marigona Hill – me hapësirë hiç më pak se 174 metra katror. Një çmim i tillë në një lagje luksose siç është “Marigona Hill”, vshtirë se mund të blihet – veçse nëse aludojm se ke lidhje të ngushta me pronarët e vetë Marigona Hill.

Për pasurinë e Abdixhikut, është folur shumë edhe rreth biznesit me energji elektrike. Gruaja e kryetarit të LDK’së është aksionare në një kompanië që merret me tregim të energjis elektrike.

“Ampera Sh.P.K” është kompania që u hap në vitin 2024. Aty ku bashkëpronare është gruaja e të parit të LDK-së.

Pavarsisht se ky i fundit e ka pranuar se gruaja e tij është pronare e një kompanie që merret me energji elektrike, kishte deklaruar se e njëjta “nuk ka veprimtari tregtie”.

““Ja, jo. Nuk ka kompani të tregtimit të rrymës, është e pavërtetë…Nuk ka tregtim të energjisë elektrike. Gabim e keni. Është kompani elektrike, po jo për tregti. Është licencë e veçantë, kuptoni. S’është temë kjo”, thoshte Abdixhiku.

Megjithatë, kjo është lehtë e demantueshme nga dokumentet zyrtare. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania “Ampera SH.P.K”,është e listuar edhe si operator ekonomik që për veprimtari ka tregtimin me energji elektrike. Bashkëshortja e Abdixhikut, Albina Kastrati – Abdixhiku, aty ka 25 për qind të aksioneve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close