LajmeMaqedoniTopLajm

Nikollovski: Në korrik është realizuar pagesa më e lartë historike e të ardhurave prej mbi 14 miliardë denarë

Drejtoria e doganave në korrik ka realizuar pagesë më të madhe historike mujore të të ardhurave prej 14,14 miliardë denarë, që është për 1,5 miliardë denarë ose 11,8 për qind më shumë se në korrik të vitit të kaluar.

Drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski thotë se të dhënat e tilla janë dëshmi se sistemi që po ndërtohet në dy vitet e kaluara e ka rritur aftësinë e shtetit për të gjeneruar të ardhura më të larta.

“Aspekti më rëndësishëm i faktit që për herë të katërt në dy vitet e fundit kemi tejkaluar rekordet në pagesën e të ardhurave në nivel historik – duke filluar nga mbi 12 miliardë denarë në korrik të vitit të kaluar dhe tani mbi 14 miliardë denarë, nuk është vetë numri, por trendi që e pasqyron. Kjo është dëshmi se sukseset nuk janë raste të izoluara, por rezultat i efikasitetit të sistemit që kemi ndërtuar në dy vitet e fundit. Sistemi i tillë na lejon të gjenerojmë të ardhura më të larta dhe të ofrojmë kushte më të mira jetesë për qytetarët”, theksoi Nikollovski.

Nga Drejtoria doganore informojnë se sipas analizës së pagesës së të ardhurave të arritura në korrik, rritja është kryesisht për shkak të blerjeve të rritura të pajisjeve nga Ministria e Mbrojtjes, importi i rritur i naftës dhe derivateve të naftës, si dhe importi i rritur i duhanit dhe produkteve nga duhani.

Nga fillimi i këtij viti, duke përfunduar në korrik, Drejtoria doganore ka realizuar të ardhura të përgjithshme prej 80,5 miliardë denarë ose 1,3 miliardë euro, që, siç thonë, është 87,6 milionë euro më shumë se të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Nikollovski shton se si institucion që mbledh miliarda denarë të ardhura për buxhetin e shtetit, është detyra e tyre të sigurojnë kushte më të mira për udhëheqjen e biznesit dhe për të rritur konkurrueshmërinë e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

“Qëllimi ynë është i qartë, ne po ndërtojmë sistem, me të cilin siguria dhe mbushja e buxhetit nuk e pengojnë ekonominë, por përkundrazi zhvillohen paralelisht përmes modernizimit dhe targetimit të rrezikut. Ne vazhdojmë të ndërtojmë Drejtori bashkëkohore, efikase dhe profesionale doganore, e cila në vazhdimësi jep rezultate dhe kontribuon për një ekonomi më të fortë”, tha drejtori i Drejtorisë doganore, Nikollovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close